
Skaneri në Galaxy S10 dhe Note 10 është 36 milimetara katrorë. Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, S11 do të jetë i pajisur me një hapësirë 64 milimetra katrorë për shenjat e gishtërinjve.
Samsung Galaxy S10 dhe Galaxy Note 10 janë ndër smartfonët më të mirë për vitin 2019. Por tani Galaxy S11 e re ju tregon përdoruesve çfarë po humbasin.
Për një performancë më të mirë, skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë shumë më i madh, u shpreh The Elec.
Skaneri në Galaxy S10 dhe Note 10 është 36 milimetër katror. Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, S11 do të jetë i pajisur me një hapësirë 64 milimetra katror për shenjat e gishtërinjve.
Dyfishimi i madhësisë së skanerit në Galaxy S11 është një përditësim madhor, dhe ka një arsye të mirë. Kjo për shkak se përdoruesit e kanë të vështirë të orientohen saktësisht kur skaneri është në ekran.
Kjo do të thotë se përdoruesit mund të vendosin gishtërinjtë kudo në 1/3 e poshtme të telefonit për ta ndezur. Dhe kjo është një gjë e mirë, duke marrë parasysh se ne mund ta hapim telefonin 52 deri në 150 herë në ditë.
Ne gjithashtu dimë se smartfoni i gjeneratës së ardhshme të Samsung do të ketë dizajn të përditësuar, rritje të performancës, memorie të re, teknologji të re të baterisë dhe kamera me fokus.