Qyteti i nëndheshëm i Kukësit mund të kthehet në një atraksion për turistët e vendas dhe të huaj. Banka Botërore ka shprehur gatishmërinë përmes financimeve të projekteve përbashkëta.
Drejtoresha e Sektorit për Çështjet Sociale të Bankës Botërore në Uashington, Louise Cord, vizitoi qytetin nëntokësor, nga ku dha një mesazh për banorët e qytetit verior që sipas saj duhet të jenë më kreativ dhe më bashkëpunues për zhvillimin e rajonit.
“Kukësi është një qytet i bukur me potenciale për zhvillim e turizmit dhe bujqësisë.Tuneli ishte shumë interesant dhe përmes tij mund të zhvillohet turizmi.Ne jemi të interesuar për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës.Inkurajojë banorët që të jenë kreativ dhe të punojnë sëbashku dhe të mendojnë për zhvillimin e rajonit” ka thënë Louise Cord
Ndërsa udhëheqësi i Departamentit të Bankës Botërore, Kevin Tomlisen, është shprehur i mahnitur, duke shtuar se tuneli nëntokësor mund të shërbejë shumë në zhvillimin e turizmit.
“Nuk e dija që në Kukës kishte një tunel nëntokësor. Personalisht mendoj se ky tunel mund të shërbejë shumë mirë për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”, ka thënë Kevin Tomlisen
Gjatë qëndrimit në Kukës zyrtarët e lartë u takuan edhe me kryetarin e bashkisë, Safet Gjicin, i cili i falenderoi për gadishmërinë e treguar, gjithastu ata u takuan edhe me banorët e fshatit Shtiqën me qëllim njohjen e nevojave që ka kjo zonë me theks të veçantë zhvillimin e agro-turizmit./ON/