Rreth 50 mijë njerëz që besohet se janë të rrethuar në qytetin e Alepos, kanë dërguar mesazhe prekëse drejt botës, në tentim për të gjetur shpëtim teksa betejës për qytetin është duke i ardhur fundi.
Banorët e qytetit janë duke dërguar mesazhe që njoftojnë se ata nuk munden as të kenë ndonjë strehë për shkak të bombardimit intensiv që po ndodhin orëve të fundit.
Në ndërkohë, qeveria siriane thotë se ka arritur të marrë nën kontroll 99 për qind të qytetit.
Al Jazeera ka publikuar një video, ku shihen të përmbledhur njerëzit teksa dëshpërimisht kërkojnë ndihmë.
“Kjo mund të jetë thirrja ime e fundit. Shpresoj që të ketë ndikim për politik-bërësit në botë për të ndalë luftën e vrasjet,” thotë një burrë që duket se është fshehur diku në gërmadhat e qytetit.
Në video shihen edhe mesazhe të dërguara përmes rrjeteve sociale.
“Mesazhi i fundit – njerëzit po vdesin që nga nata e mbrëmshme. Jam e befasuar që po postoj në këtë çast dhe që jam gjallë,” thuhet në njërin nga këto mesazhe.
82 civilë raportohet se janë vrarë gjatë ditës së hëne, përfshirë gra e fëmijë.
“Ka kufoma në rrugë. Kemi dhjetëra të vrarë e të plagosur”, thotë një banor.
“Ne duam që të gjithë të protestojnë për Alepon, të zemërohen për Alepon,” thotë një tjetër./Insajderi.com
Aleppo's Civilians Give Their Last Message
“This may be my last call.”The people of Aleppo are sending out their last messages.
Posted by AJ+ on Tuesday, 13 December 2016