![E frikshme çfarë gjendet në stomakun e një breshke](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/10/2613038544_a7a30d1cc6_b-730x440.jpg)
Një breshkë e vogël që jetonte në një plazh në Florida u zbulua se kishte 104 copa plastike vdekjeprurëse në zorrët e saj.
Zbulimi shkatërrues u raportua nga Qendra e Natyrës Gumbo Limbo në Boca Raton, sipas një postimi të martën në Facebook.
‘Kjo breshkë, e cila ka madhësinë e pëllëmbës së dorës, kishte ngrënë 104 copë plastike,’ thuhet në postim.
Mbeturinat e hedhura në oqean mund të zgjasin shekuj dhe nuk shpërbëhen gjithsesi, tregon Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.
Një qese plastike mund të zgjasë 10 deri në 20 vjet para se të degradojë e të shpërbëhet, raporton administrata.
Një mbajtës plastike pijsh me gjashtë unaza mund të zgjasë për 400 vjet dhe shishe uji plastik 450.
The Gumbo Limbo Nature Center është një projekt bashkëpunues i Qytetit të Boca Raton, Greater Boca Raton Beach dhe Park District, nga Universiteti Atlantic i Floridas, dhe monitoron mbi 800 fole të breshkave të detit çdo vit.