Civilët në Alepon veriore kanë qëndruar tërë natën duke pritur evakuimin, por autobusët nuk arritën të hynë në këtë pjesë, pasi rebelët kanë rinisur bombardimet gjatë orëve të para të së mërkurës.
Gazetarë të ndryshëm që janë stacionuar në këtë pjesë të Alepos kanë raportuar sesi afro 50 mijë civilë kanë pritur tërë natën zgjuar nëpër shtëpitë e tyre pasi ishte lajmëruar se do të vinin autobusët për ti marrë.
“Fillimisht kishte një entuziazëm tek civilët të cilët prisnin të iknin nga ai ferr por entuziazmi ka rënë pasi u shuan shpresat për t’u evakuuar”, raporton gazetari i Al Jazzera.
Një armëpushim mes Turqisë dhe Rusisë për Alepon lindore është ndërprerë, pak më shumë se një ditë që kur ai nisi të zbatohej, pasi Turqia dhe aktivistët në terren akuzuan regjimin dhe forcat e tjera për fushatë të egër bombarduese.
Në ndërkohë vdekjet janë raportuar në të dyja anët, por më i rëndësishëm është fakti se mbi 50 mijë civil kanë mbetur të bllokuar në Alepon lindore që mbetet nën kontrollin e rebelëve.
Armëpushimi kishte për qëllim evakuimin e rebelëve dhe civilëve, por pasditen e së mërkurës kjo është prishur, raporton CNN.
Ndërpritet armëpushimi, 50 mijë civilë rrezikojnë të vdesin nga bombardimet