
Hapësirat e gjelbërta ashtu si parqet dhe fushat sportive, pyjet dhe livadhet natyrore, paraqesin një komponent themelor të çdo ekosistemi urban.
Zonat e gjelbra urbane lehtësojnë aktivitetin fizik, relaksimin dhe formojnë një strehë nga zhurma. Pemët prodhojnë oksigjen dhe ndihmojnë në filtrimin e ndotjes së ajrit të dëmshëm.
Parqet urbane luajnë një rol të rëndësishëm në ftohjen e qyteteve dhe gjithashtu sigurojnë rrugë të sigurta për ecje dhe çiklizëm për qëllime transporti, si dhe vende për aktivitete fizike, bashkëveprim shoqëror dhe rekreacion.
Në lagjen Model pothuajse çdo pjesë e lagjes do të përmbajë të paktën një hapësirë publike apo hapësirë për komunitet (lojëra për fëmijë apo fusha sportive), kurse përveç trafikut të automatizuar do të ketë edhe shteg për biçikleta.
Shtegu i biçikletave do të jetë një bosht qendror që përfshinë gjithë lagjen dhe mundëson qasjen e barabartë nga gjithë banorët e lagjes . Me qëllim që të promovohet dhe të lehtësohet qarkullimi me biçikletë, në këtë lagje është paraparë edhe një klub i biçikletave.
Më shumë biçikleta në një lagje sigurojnë një mjedis rrugor më të sigurt dhe fëmijët gjithashtu mund të përfitojnë nga trafiku më i ngadaltë dhe më pak i rrezikshëm për të çikëluar edhe ata .
Ta gjelbërojmë qytetin ta shpëtojmë planetin!