Gjashtë vite më parë fitoi kopertinat angleze, pasi i mjaftuan pak minuta besim nga ana e Fergusonit dhe ai debutoi duke shënuar golin e fitores në një Manchester United – Aston Vila 3-2.
Mirëpo, kur të gjithë prisnin shpërthimin e Federiko Machedas, karakteri i ashpër bëri që ai jo vetëm të largohej nga “Djajtë e Kuq”, por të humbte gjurmët duke kaluar me radhë te Sampdoria, Stutgart, Doncaster, Birmingham, Cardif e Nottingahm Forest.
Të mërkurën, 25-vjeçari nënshkroi me Novarën, klubin që militon në Serinë B italiane.