![Prekazi e publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjen me Shqipërinë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/10/prekazz-730x440.jpg)
Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, e ka bërë të ditur listën me futbollistët e Kosovës për ndeshjen me Shqipërinë.
Prekazi ka insistuar se përballja e së martës me Shqipërinë është si çdo ndeshje tjetër dhe se “Dardanët” shkojnë atje me përgjegjësi të madhe dhe me krenari për shtetin e tyre.
Ekipi kombëtar U-21 i Kosovës do të përballet me Shqipërinë U-21 të martën, më 15 tetor, në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, në kuadër të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian.
Përkundër që kjo ndeshje mund të jetë më e veçantë për shumë tifozë për shkak të simbolikës së saj, trajneri Prekazi insiston se kjo është një ndeshje si çdo tjetër.