
Kosovare Asllani ka shënuar gol spektakolar këtë javë, në kuadër të kampionatit evropian të femrave.
Në ndeshjen kualifikuese të Evropianit të femrave, Asllani e mposhti portieren kundërshtare nga goditja e këndit, raporton Insporti
Të martën mbrëma, Suedia ishte nikoqire e Sllovakisë, në ndeshjen kualifikuese të grupit F, për ‘Euro 2021’.
Kombëtarja suedeze e fitoi këtë takim me rezultatin e thellë, 7:0, ku futbollistja më e re e Real Madridit, Kosovare Asllani, e shënoi golin e parë.
Në minutën e 26-të të takimit, Asllani realizoi gol nga goditja e këndit.
Atë mund ta shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/