Dua.com – aplikacioni që synon të bashkojë shqiptarët

Dua.com – aplikacioni që synon të bashkojë shqiptarët

Çfarë ndodh kur keni një vizion për të bashkuar miliona njerëz në të gjithë botën? Synoni ta bëni realitet këtë vizion apo thjesht hiqni dorë?

Kjo ka qenë ideja dhe inspirimi i një grupi të entuziastëve që dizajnuan platformën dua.com, me qëllim që të ofrojnë një platformë për bashkim të shqiptarëve në dashuri, miqësi, biznes apo lidhje tjera.
E pajisur me talentin më të mirë në spektrin e teknologjisë së informacionit, dua.com nisi programin e saj beta (së shpejti aplikacioni do të nisë për Android dhe IOS) e cila tërhoqi mijëra përdorues që presin me padurim të testojnë platformën.

Për më tepër, diaspora shqiptare ishte dhe vazhdon të jetë mbështetësi më i madh i dua.com sepse dëshiron të shfrytëzojë shërbimet që mundëson ky aplikacion dhe të mbajë lidhje të fuqishme me vendlindjen dhe trojet shqiptare.

CEO i këtij projekti Valon Asani është shprehur se “ne pamë një problem që donim ta zgjidhnim. Edhe pse shipset kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk kishte asnjë platformë të vetme për të lidhur Komunitetin e mrekullueshëm shqiptar. Shqiptarët janë të përhapur në të gjithë globin me një diasporë të madhe që “dëshiron të lidhet me njëri-tjetrin”. Dua.com po i fuqizon shqiptarët që të fillojnë lidhje domethënëse në të gjitha fushat e jetës së tyre të përditshme, qoftë kjo duke bërë miq, duke kërkuar një lidhje serioze, ose duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional”.

Duke pasur parasysh ekspozimin e saj të gjerë në rrjetet sociale, profesionalizmin dhe potencialin e ardhshëm, një numër i konsiderueshëm i investitorëve/partnerëve strategjikë kanë shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar me misionin e dua.com për bashkimin e Komunitetit Shqiptar në të gjithë botën.

Si i tillë, dua.com ka lançuar faqen e investitorëve (invest.dua.com) ku investitorët e mundshëm janë në gjendje të marrin një përmbledhje të tregut që synojmë, të pajisen me të dhëna analitike dhe cilësore në lidhje me segmentimet e biznesit dhe informatat tjera rreth përfshirjes potenciale në zhvillimin e këtij aplikacioni.