Bizneset që kërkojnë më pak se 1,000 dollarë investim

Bizneset që kërkojnë më pak se 1,000 dollarë investim

Të nisësh një biznes kërkon kohë, shumë punë dhe sigurisht para, por nuk është e thënë që duhet të kushtojë shumë.

Sipas kompanisë që merret me hulumtime Gallup International, më shumë se gjysma e punëtorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pasiv në rolet e tyre dhe se shohin pothuajse 8 orë program televiziv në ditë. Kjo është një sasi e madhe kohe dhe përqendrimi që mund të investohet në ndërtimin e një karriere të suksesshme.

Çdokush me një ide dhe ambicie mund të rrisë një biznes nga shtëpia. Një investim i vogël mund të mbulojë mjetet bazike që duhen për të filluar, duke hedhur themelet e diçkaje që mund të shndërrohet në një ndërmarrje të suksesshme, përcjell Telegrafi.

Secili nga bizneset e mëposhtme mund të fillohet krahas punës tuaj ditore dhe kërkon një investim fillestar prej 1,000 dollarësh ose më pak.

Mbështetës teknik

Përhapja e punës online do të thotë që bizneset kanë nevojë për mbështetës teknik më shumë se kurrë më parë. Ndërmarrjet e vogla me buxhete të shkurtuara shpeshherë e kanë të vështirë të përballojnë specialistë të punësuar dhe e marrin ndihmën nga burime të jashtme. Kjo është një mundësi e së tashmes. Eksperienca në një rol teknologjik, njohuria mbi sistemet dhe aftësia për zgjidhjen e shpejtë të problemeve janë thelbësore për të filluar një biznes të tillë.

Dizajnimi i programeve

Dizajnimi i programeve kompjuterike është një nga idetë e biznesit me kërkesat më të larta në këtë liste, por me aftësitë e duhura, eksperiencën dhe pajisjet mund të evoluojë në një karrierë shpërblyese. Njohuritë e thella për arkitekturën programeve dhe qasja në mjete si Sketch dhe GitHub janë thelbësore. Hartimi i tyre kërkon një kompjuter të qëndrueshëm. Macs janë një zgjedhje e zakonshme për specialistët e programeve, por të investosh për një të tillë mund të tejkalojë buxhetin prej 1,000 dollarësh.