Kosova – Mali i Zi, ky është çmimi i biletave në tregun e zi, një ditë para ndeshjes

Kosova – Mali i Zi, ky është çmimi i biletave në tregun e zi, një ditë para ndeshjes

Disa qytetarë që kanë arritur t’i blejnë biletat për ndeshjen e nesërme Kosovë-Mali i Zi, po i shesin në të zezën, në ueb faqet online.

Ende kanë mbetur në qarkullim bileta teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga fillimi i ndeshjes, ndërsa çmimet për një biletë variojnë nga 50 deri në 160 euro.

Mjafton të hysh në faqet online dhe të shohësh se si qytetarët bëjnë “pazar” kundërligjshëm me bileta.

Ndeshja, Kosovë – Mali i Zi do të luhet nëser në mbrëmje.

Në sektorin Jug, biletat ‘në të zezën’ shiten për 50 euro, derisa çmimi i tyre real është 5 euro.

Në pjesën lindore, ku një biletë kushton 10-15 euro, në treg të zi shitet 60 euro.

Ndërkaq, për sektorin Perëndim, ku çmimi i biletave sillet nga 15 në 20 euro, në treg të zi ato po shiten për 75 euro.