Vjedhje e rëndë në Podujevë – policia jep detaje

Vjedhje e rëndë në Podujevë – policia jep detaje

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur shtëpinë e tij.

Në raportin e policisë thuhet se viktimës i janë vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën posedon leje për mbajtje, para të gatshme, stoli ari si dhe dokumente personale.

Ngjarja ka ndodhur në Podujevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Rasti po hetohet./Insajderi.com