Arrestohen pesë persona për shkak të sulmit në stacionin policor në Paris

Policia franceze ka arrestuar pesë persona që kishin lidhje me sulmuesin në drejtorinë e Policisë në Paris para dhjetë ditëve, kumtojnë burimet e gjyqësisë.

Arrestohen pesë persona për shkak të sulmit në stacionin policor në Paris

Arrestimet janë kryer në veri të Parisit. Të arrestuarit janë të afërt me sulmuesin i cili më 3 tetor i vrau katër persona.

Sulmuesi Michael Harpon ishte zyrtarë shumëvjeçar policor dhe programues. Ai me thikë kishte vrarë katër kolegë, e më pas një polic e kishte vrarë në vetëmbrojtje.

Harpon ishte nën betimin e ruajtjes së sekretit shtetëror sepse si programues kishte qasje në dokumente konfidenciale.

Prokurori për luftë kundër terrorizmit ka thënë më herët se sulmuesi me siguri ishte në kontakt me anëtarët e lëvizjes ultra-konservatore islamiste./Insajderi.com.