Në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për lëvizjen e lirë në zonën schengen të qytetarëve të Kosovës.
Prej aty, ajo ka theksuar përsëri se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, derisa shpreson që lëvizja e lirë për kosovarët tw realizohet gjatë presidencës finlandeze.
Ajo gjithashtu ka këshilluar që sistemi arsimor në Kosovë të fuqizohet në bazë të transparencës dhe stabilitetit dhe emërimet në qendrat e arsimit të bëhen përmes procesit të selektimit.
“Mirë po siç thashë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse janë vlera esenciale të Bashkimit Evropian…. E di shumë mirë se çfarë është të sugjerohesh për viza , dhe ti humbësh disa mundësi për të shkuar diku për shkak të vizave . Çfarë mund të jetë këshilla ime… Sepse edukimi këtu ka qenë i privuar , mund ta mësoni nga prindërit tuaj , mirëpo çfarë është e rëndësishme tani në këtë demokraci të re, mirëpo tani sistemi i arsimit duhet të vendoset në bazën e transparencës dhe stabilitetit. Dhe çfarë dua të shoh në këto emërime në menaxhment dhe lidership në qendrat e arsimit të bëhet përmes një procesi të duhur të selektimit. Ne nuk duam të shohim nepotizëm ne sektorin e arsimit sepse ndikimi politik në këta sektorë është krim dhe ne nuk mund ta lejojmë që këtë krenari të të rinjve të Kosovës të e prishim vetë m sepse një ditë ju do të konkurroni në tregun e punës me të gjithë tregun Evropian “, ka thënë ajo.
Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova teksa ka folur për Kolegjin IBCM tha se ky institucion synon të sjellë vlera të BE-së në Kosovë, një edukim cilësor që i përgatit të rinjtë për tregun e punës, në pajtim me regjionin e Ballkanit duke i tërhequr të rinjtë e komuniteteve të ndryshime dhe duke i shtyrë në bashkëpunim në forma të veçanta.
Sipas saj, ky kolegj nga Bashkimi Evropian është mbështetur me 2.4 milionë euro me qëllim që të ky institucion arsimor të luaj rol kyç drejtë edukimit të të rinjve në të ardhmen.
Drejtori i Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), Harri Tuomola tha se ky kolegj ka një model i cili lidh aspektin pedagogjik me atë praktik sa i takon fushës së biznesit dhe profesioneve agrokulturore.
Tutje ai tha se ndihet mirë që mbi 80 për qind e studentëve të këtij kolegji kanë siguruar punësim.
“Kërkesat për zhvillim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në fushën e biznesit dhe profesioneve agrokulturore të Kosovës dhe në regjion. Gjenerata e tanishme në vendet e punës duhet të ofrojë zgjidhje për sfidat e shoqërisë si janë: Degradimi i ambientit, zhvillimi i qëndrueshëm. Duke iu përgjigjur këtyre sfidave studentë të cilët regjistrohen në IBCM nuk dëshirojnë vetëm vende pune por edhe karriera që ofrojnë mundësi të kontribuojnë në këto çështje të ngutshme. Ne jemi krenarë të kemi një nga kolegjet e pakta një model pedagogjik, praktikisht me eksperiencë që ofron mundësi dhe ndërlidhje në industri, administratë publike, mbrojtje të ambientit, shitje ndërkombëtare të marketingut, ekonomik dhe statistika, të cilat janë vetëm disa nga fushat që ne i ofrojmë “, ka thënë ai.