Kosova do të luajë sonte ndeshjen e radhës kualifikuese për në Euro 2020 kundër Malit të Zi.
Tashmë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje. Mirëpo edhe tifozët “Dardanë”, janë bërë gati për ta shikuar këtë ndeshje e cila zhvillohet në Prishtinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Insajderi.
Një tifoz, ka dërguar fotografi në redaksinë e Insajderi, i cili shihet që ka grimuar fytyrën me flamurin e Kosovës. Ndërsa bluzën që e ka veshë shkruan: “Euro 2020 na prit, Kosova po vjen”.
Kujtojmë se Kosova pritet të luajë me sistemin 4-2-3-1, ndërsa njëjtë do të paraqitet edhe Mali i Zi. / Insajderi.com