Priten të zhvillohen Garat Ballkanike në Hipodrum Kompleks

Priten të zhvillohen Garat Ballkanike në Hipodrum Kompleks

Disa momente janë të paharruara, e disa prej tyre të pazëvendësueshme. E njëjta gjë vlen edhe për eksperiencën të cilën mund ta përjetoni në Kompleksin më të ri në Kosovë, Hipodrum Kompleks. Kompleks ky i cili ju bënë ta përjetoni  adrenalinën dhe ta harroni dinamikën e jetës.

Fusha e gjerë e kalërimit e shtrirë në një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror, është njëra nga perlat e këtij kompleksi e cila përpos që ua shton bukurinë ambientit, veçantia e tij është se po në këtë fushë janë mbajtur Gara Ballkanike, të vetmet e këtij lloji në Kosovë.

Para dy viteve, fusha e kalërimit në Hipodrum Kompleks ka mirëpritur kalorës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia ndërsa tani së shpejti pritet që të mbahen garat e radhës, më një entuziazëm më të madh dhe më interesim më të shtuar nga kalorësit e Ballkanit.

Hipodrum Kompleks, i cili gjendët në Shirok të Suharekës, shihet si një derë e hapur për të gjithë pasionantët e kalërimit dhe për të gjithë ata që duan ta kalojnë një ditë sa më të bukur.

Insajderi ju sjellë disa fotografi nga Garat Ballkanike të cilat u mbajtën para dy viteve e që pritet të mbahen përsëri këtë vit.

Hipodrum Kompleks ju mirëpret të bëheni pjesë e garave.