Më shumë se 25 mjete të blinduara dhe rreth 100 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës, ia mësyn pjesës veriore të vendit për të arrestuar disa persona të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një pjesëtar i policisë që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, si dhe në banesën e një të dyshuari tjetër kanë gjetur armë, shkruan Telegrafi.
E një video amatore që e ka publikuar mediumi serb në Kosovë, Kosovoonline, shfaq njësitë speciale Rosu në veri gjatë operacionit.
Kujtojmë se gjatë aksionit policor janë arrestuar dy persona ku njëri prej tyre është djali i zyrtarit të policor, Zeljko Bojiq, Vasili i cili u prangos në banesën e tij.