NBA: Top 10 aksionet e ditës – shikoni pamjet [Video]

NBA: Top 10 aksionet e ditës – shikoni pamjet [Video]

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje parasezonale në kampionatin më elitar të basketbollit në botë, NBA.

Në ndeshjen e fundit parasezonale për Detroit Pistons, Andre Drummond e Markieff Morris shkëlqyen me nga 17 pikë në fitoren 116:110 ndaj Charlotte Hornets, transmeton Insporti

Drummond po ashtu pati 15 kërcime, ndërkaq Langston Galloway pati numrin më të madh të pikëve, gjithsej 18, derisa shkëlqeu edhe me tre-pikësh.

Te Detroiti shkëlqyen Tim Frazier me 15 pikë e 12 asistime.

Në ndeshjen tjetër, Memphis Grizzlies mposhti 124:119 Oklahoma Cityn duke e përmbysur deficitin 59:52 të pjesës së parë, derisa Dillon Brooks ‘eksplodoi’ me 23 pikë, për epërsinë 98:87 në çerek të tretë.

Fitoren më bindëse në këto miqësore parasezonale e shënoi LA Lakers me rezultatin e thellë, 126:93 ndaj Golden State Warriors.

Anthony Davies u rikthye në parket për LA Lakersin pas një lëndimi që e pati në gishtin e këmbës, teksa ekipi i tij shënoi fitore me rezultat të thellë.

Ai e përfundoi ndeshjenm e tetë pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime në 28 minuta, në debutimin e tij në shtëpi me Lakers.

Lakersat ishin dominues, ndërkaq LeBron James shkëlqeu me 18 pikë dhe 11 asistime.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Pistons 116-110 Hornets

Grizzlies 124-119 Thunder

Hawks 100 – 96 Knicks

Spurs 128 – 114 Rockets

Trail Blazers 126 – 118 Jazz

Warriors 93 – 126

Më poshtë keni edhe top 10 aksionet e mbrëmjes. /Insporti.com/