Ozili i jep fund thashemeve për të ardhmen

Ozili i jep fund thashemeve për të ardhmen

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë raportimet se do të largohet nga ky klub.

Ai ka këmbëngulur se shtëpia e tij është Emirates Stadium dhe se do ta respektojë kontratën derisa të skadon në verën e vitit 2021, shkruan Goal.

Me “Jo” i është përgjigjur ai pyetjes nëse do ta largohet nga Londra.

“Kam një kontratë deri në verën e viti 2021 dhe unë do të qëndrojë këtu deri atëherë”, ka thënë Ozil.

“Kur kam nënshkruar kontratën e re kam menduar kujdesshëm dhe kam thënë se ka qenë njëri prej vendimeve më të rëndësishme në karrierën time si futbollist. Nuk doja që të qëndroja për një vjet ose dy më tepër, doja që të përkushtohesha për të ardhmen në Arsenal dhe klubi donte që unë ta bëja të njëjtën”, shtoi ai.

“Mund ta kaloni nëpër kohë të vështira, si tash, por kjo nuk është arsye për të ikur dhe unë s’jam duke ikur. Jam këtu së paku deri më 2021”.