Rrahje masive e udhëtarëve të transportit urban dhe aktivistëve të mjedisit në Londër

Udhëtarët e zemëruar të transportit urban në Londër janë rrahur me aktivistët ekologjik për klimë sepse ata kishin hipur mbi vagonët e trenave, duke i penguar gjatë tollovisë së mëngjesit të shkojnë në punë.

Rrahje masive e udhëtarëve të transportit urban dhe aktivistëve të mjedisit në Londër

Televizioni ka paraqitur se si një burrë e kapë një aktivistë në këmbë dhe me dhunë e zbret nga tavani i vagonit dhe e rrëzon në peron. Policia e hekurudhave britanike ka kumtuar se është ftuar të intervenojnë sepse aktivistët jo vetë që kanë hipur mbi tren, por se disa e kanë ngjitur veten për vagonë.

Robin Boardman, zëdhënësi i grupit “Kryengritja kundër zhdukjes” (Extinction Rebellion), ka thënë se “jemi të detyruar ta bëjmë këtë” nëse është një aksion i tillë i nevojshëm që shteti t’i vërejë ata.

Policia ka arrestuar tetë njerëz dhe i ka bërë thirrje demonstruesve që së pak të mos e pengojnë hekurudhën nëntokësore të Londrës./Insajderi.com.