Rekord: Shiten 100 mijë bileta për këtë miqësore

Rekord: Shiten 100 mijë bileta për këtë miqësore

Për miqësoren që do të luhet mes Kombëtares gjermane dhe asaj angleze (femra) janë shitur 90 mijë bileta, shifër kjo rekorde.

Ky do të jetë një rekord i ri absolut për ekipin kombëtar të tri luaneshave, dyfish më i mirë se rekordi i deritanishëm i një ndeshjeje të vashave angleze, të cilat ishin përcjellë nga 45.619 tifozë në një ndeshje, po ashtu kundër Gjermanisë, në nëntor të vitit 2014.

90 mijë shikuesit që pritet të jenë prezentë në Wembley për këtë ndeshje, do ta thyejë edhe rekordin e deritashëm botëror, prej 80.023 tifozëve, nga ndeshja finale për medaljen e artë mes vashave të Kombëtares së SHBA-së dhe vashave të Kombëtares së Japonisë në Lojërat Olimpike 2012 në Wembley.

Rekordi aktual zyrtar për një ndeshje të vashave, megjithatë, është 90.125 shikues nga finalja e Kupës së Botës 1999 në Pasadena, Kaliforni.