Ekskluzive: Genc Nuzës i besohen këto ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian

Ekskluzive: Genc Nuzës i besohen këto ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian

Gjyqtari më i mirë i Superligës së Kosovës me stemën e FIFA-s, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të kualifikuese për grupmoshat U-17, shkruan Insporti.com.

Nuzës i është besuar derbi i grupit Skoci – Islandë dhe ndeshja tjetër Armeni – Islandë. Në të dy ndeshjet do të jetë gjyqtari kryesor.

Ndeshja Skoci – Islandë do të zhvillohet me 28 tetor. Gjyqtari tjetër nga Kosova do të jetë edhe Granit Hyseni. Raund i parë do të zhvillohet nga 22 tetor deri më 28. Këto ndeshje janë në kuadër të grupit 7.
Pjesë e këtij grupi është edhe Kroacia. /insporti.com