Pas Flamurtarit edhe kjo skuadër e madhe kosovare i ndan rrugët me trajnerin

Pas Flamurtarit edhe kjo skuadër e madhe kosovare i ndan rrugët me trajnerin

Dy trajnerë të njohur sot i kanë dhënë fund bashkëpunimit me skuadrat e tyre përkatëse. Pas Artim Shaqirit, i cili dha dorëheqje te Flamurtari, të njëjtën e ka bërë edhe Sadat Pajaziti, i cili më nuk do të jetë trajner i Vëllaznimit.

Tashmë lajmi është bërë zyrtare nga faqja e Vëllaznimit në rrjetet sociale.

“Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në Superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështirësi”, tha Pajaziti. Lajmi i plotë