Opsionet shtesë më të pazakonta të automobilave ndër vite

Opsionet shtesë më të pazakonta të automobilave ndër vite

Avancimet në shkencën e krijimit të automobilave në dekadat e fundit e kanë bërë shumë më të lehtë për kompanitë të ofrojnë opsione të panumërta e të pazakonta.

Ato u ofrohen blerësve si shtesë e personalizimit të automobilit të tyre, por mund të vijnë me çmim të majmë. Duke llogaritur opsionet ekstravagante, “Auto-car” ka renditur disa prej veçorive më të pazakonshme nga modelet e vjetra, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Philips Auto Mignon”

“Chyrlser” ishte i pari që ofroi një gramafon të brendshëm, por gara mes muzikantëve bëri që të kishte një numër të kufizuar të disqeve në dispozicion. “Philips” ishte më i mirë në muzikën pop me lansimin e “Auto Mignonit” më 1959, që u mundësonte ngasësve të dëgjonin këngët e tyre të preferuara gjatë lëvizjes. Ajo ishte e vendosur nën qendrën e pjesëve të përparme te shoferi.

Yjet e “Vauxhall”

Ndriçimi i tavanit të një automobili sikur një natë me plot yje është opsion i zakonshëm për “Rolls-Royce” qe më shumë se një dekadë. Akoma i mahnit ngasësit, por çmimi prej rreth 10 mijë eurosh është i lartë për opsion të tillë. Megjithatë, një version të lirë të “yjeve” e shiste “Vauxhalli” për rreth 400 funte.

Ora e “Bentleyt”

Prodhuesi i automobilave superluksozë, “Bentley” ofron mënyra të panumërta për të kënaqur njerëzit shumë të pasur. Megjithatë, kjo kompani ka shkuar larg me një opsion të pazakontë. Pronarët e “Bentayga SUV” mund të shpenzojnë rreth 120 mijë funte për orën e brendshme të automobilit, një nga opsionet më të shtrenjta në histori. Ajo orë është e mbushur me diamante e ar. /Koha Ditore