Assange është paraqitur para gjykatës në Londër dhe kërkoi shtyrje të gjykimit

Themeluesi i WikiLeaksit Julian Assange është paraqitur para gjykatës në Londër dhe ka kërkuar shtyrje të gjykimit për tre muaj, në mënyrë që të përgatitet për luftë kundër kërkesës që të ekstradohet në SHBA.

Assange është paraqitur para gjykatës në Londër dhe kërkoi shtyrje të gjykimit

Assange dhe avokatët e tij nuk kanë arritur ta bindin gjykatësen Vanessa Baraitser se ka arsye për shtyrje. Mbi ekstradim duhet të debatohet pesë ditë në shkurt me paraqitje të shkurtra para gjykatës në nëntor dhe dhjetor.

Assange ka vlerësuar se rasti nuk është i barabartë, sepse qeveria e SHBA ka “resurse të pakufizuara”, derisa ai nuk ka qasje të lehtë te avokatët dhe dokumentet të nevojshme për përgatitje të luftës kundër ekstradimit, pasi është në burg në Londër.

“Ata kanë të gjitha përparësitë”, ka thënë Assange 48-vjeç, lajmëron AP.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange-n se me ish analistin informativ të Ushtrisë së SHBA Chelsea Manning ka planifikuar hyrje në kompjuterin qeveritar me të dhënat konfidenciale./Insajderi.com.