Sulmohet me armë zjarri ambasadori rus në Turqi

Ambasadori rus në Anakara, Andrei Karlov, është sulmuar me armë zjarri dhe është lënduar seriozisht derisa vizitonte në galeri të fotove në kryeqytetin turk, Ankara.

Sulmohet me armë zjarri ambasadori rus në Turqi

Edhe disa njerëz të tjerë janë lënduar gjatë sulmit, i cili ndodhi vetëm një ditë pas protestave të turqve kundër intervenimit ushtarak të Rusisë në Siri.

Siç raporton BBC, Karlov është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor.

aiu

Ambasadori i Rusisë në Turqi ishte duke mbajtur një fjalim në një ekspozitë e quajtur “Rusia siç shihet nga turqit”.

Ndërkohë që ka pasur protesta në ditët e fundit në Turqi, në nivel politik qeveritë turke dhe ruse kanë bashkëpunuar në operacionin e armëpushimit në Alepo. /Insajderi.com