Natë frustruese për Xhakën dhe të tjerët – vlerësimet e lojtarëve

Natë frustruese për Xhakën dhe të tjerët – vlerësimet e lojtarëve

Sheffield Unitedi ka shkaktuar befasinë, duke e mundur Arsenalin në xhiron e 9-të të Premierligës.

Sheffieldi fitoi me rezultat minimal, 1:0, për ta lënë Arsenalin jashtë top 4-shes, shkruan Insporti

Skuadra e udhëhequr nga kapiteni Xhaka pësoi humbje turpëruese duke mbetur kështu në pozitën e pestë me 15 pikë, dy pikë prapa Chelseat.

Vendasit ndërkaq, me 12 pikë janë ngjitur në pozitën e 9-të.

Xhaka në këtë ndeshje për Arsenalin ishte ndër më të mirët në fushë, sipas SofaScore.

Ndërkaq, vlerësimin më të lartë e mori Nicolas Pepe, që e shpërdoroi një rast të sigurt shënimi në këtë takim. /Insporti.com/