Conor McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, ka planifikuar të zhvillojë një konferencë për shtyp në Moskë ditën e enjte.
Lajmin e konfirmon “The MacLife”, që shprehet se irlandezi do të takohet me gazetarët më 24 tetor, por nuk jep detaje.
Moscow bound: Conor McGregor to hold Russian press conference this week | https://t.co/sbcThAZxLt pic.twitter.com/ziqadwOZnR
— TheMacLife (@Maclifeofficial) October 21, 2019
McGregor nuk ka dueluar kurrë në Rusi dhe nuk ka bërë plane konkrete për një sfidë aty edhe pse e ka sfiduar kampionin e botës Khabib Nurmagomedov që të duelojnë në kryeqytetin rus.
Mediat amerikane thonë se ndoshta irlandezi do të deklarojë nga Moska rikthimin e tij në kafaz.
Sidoqoftë, ka gjasa që irlandezi të bëjë vetë promovimin e whiskey të tij “Proper Twelve” në këtë shtet, pak kohë pasi ka nisur shitjen e tij në Rusi.
Një konferencë shtypi ende me shumë enigma, që do të zbardhen pas 48 orësh.