Tre persona të lënduar nga sulmi në qendrën islame në Zvicër

Tre persona të lënduar nga sulmi në qendrën islame në Zvicër

Një sulm tjetër ka ndodhur në një tjetër qytet evropian, pas atij në Berlin. Aljazzera ka raportuar se një njeri sulmuar brenda një salle lutjesh në një qendër islame në Cyrih të Zvicrës.

Sipas raportimeve të para, thuhet se sulmuesi ka shtënë me armë në drejtim të personave të tjerë që gjendeshin në këtë qendër duke lënë të plagosur tre persona.

Një trup tjetër është gjetur qindra metra larg oborrit të Qendrës, raporton AFP-ja por ende nuk është bërë e qartë nëse kjo është e lidhur me sulmin.

Sulmi ka ndodhur në mbrëmje ndërsa sulmuesi është arratisur.

Dëshmitarët e kanë përshkruar sulmuesit si një njeri rreth të 30-ve që ishte veshur me rroba të errëta./Insajderi.com