I dyshuari arratiset përmes dritares së veturës së policisë

I dyshuari arratiset përmes dritares së veturës së policisë

Një i dyshuar për vrasje shpëtoi nga mbajtja e policisë duke u zvarritur nëpër dritaren e një makine policie në një kryqëzim në Manhattan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët e Departamentit të Policisë në New York, iu përgjigjën raporteve të 27-vjeçarit Joshua Wiley që u qëllua dy herë të hënën, rreth orës 4 të mëngjesit.

Kështu, siç bëhet e ditur tutje, gjatë hetimit fillestar, disa persona u prangosën dhe u morën në arrest.

Njëri prej atyre njerëzve, 28-vjeçari Raymond Johnson, vendosi të bëjë një ikje, kur autoritetet u kishin kthyer shpinën.

Në disa pamje të publikuara, Johnson del përmes një dritareje të hapur nga prapa shpinës së një makine policie.

Një person që ishte dëshmitar i ikjes së Johnson-it, bërtet: “Ai është jashtë. Zyrtarë!”