Në kuadër të javës ndërkombëtare Erasmus+ që po organizohet nga 

Kolegji Universum me studentë ndërkombëtarë nga Anglia

Kolegji Universum me studentë ndërkombëtarë nga Anglia

Në kuadër të javës ndërkombëtare Erasmus+ që po organizohet nga Universiteti Bradford në Angli, Kosovën po e prezanton Kolegji Universum, i cili tashmë dy vite ka marrëveshje shkëmbimi studentësh me ketë universitet prestigjioz, në top 30 më të mirët në Angli.

Aktualisht dy studentë nga Kolegji Universum janë duke studiuar me bursë të plotë Erasmus+ në ketë universitet, ndërsa nga semestri i ardhshëm edhe studentët britanik nga Universiteti i Bradfordit, do të vijnë për të studiuar një semestër në Kolegjin Universum. Kjo u bë e editur në panairin e studimeve jashtë vendit të këtij universiteti, ku Kolegji Universum është ftuar të ekspozoj në mesin e 40 universiteteve partnere nga e gjithë bota.

Studentët britanik janë parë shumë të interesuar për tu bërë pjesë e Kolegjit Universum në semestrin ne vijim, sidomos në fushën e shkencave kompjuterike, biznesit dhe marrëdhënieve nderkombëtare.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 54 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.