Ushtria siriane vendoset përgjatë kufirit me Turqinë

Ushtria siriane vendoset përgjatë kufirit me Turqinë

Qeveria siriane do të vendosë forcat në 15 pika kontrolli përgjatë kufirit me Turqinë.

Zhvendosja në këto pozicione është parashikuar në një marrëveshje të arritur mbrëmë midis Rusisë dhe Turqisë.

Sipas raportimeve, forcat siriane dhe ruse janë vendosur në veri-lindje të Sirisë për të monitoruar tërheqjen e luftëtarëve kurdë dhe heqjen e armëve të tyre nga kufiri me Turqinë, raporton Reuters.