Me përditësimin e ri, Chrome mundëson të hapen edhe më shumë faqe në një të vetme

Me përditësimin e ri, Chrome mundëson të hapen edhe më shumë faqe në një të vetme

Chrome ka mundësuar deri më tani që të hapen shumë faqe, në një të vetme, ndërsa me përditësimin e ri, lejon të hapen edhe më shumë.

Por, derisa në versionin e vjetër të këtij shfletuesi, ndarja mes faqeve në shiritin ku ato ishin rreshtuar ishte shumë e vështirë, me ndryshimet e reja, bëhet shumë më e lehtë, transmeton Telegrafi.

Ndarja mes faqeve, është shumë e dukshme, ndërsa në të njëjtën kohë, fshehë përmbajtjen e ueb-faqeve të hapura, për dikë që mund të shikojë prapa krahëve tuaj.

Vetëm se, shprehia për të hapur shumë faqe, nuk është aq e mirë dhe me shumë të drejtë, është kërkuar që Chrome të paralajmërojë, kur ha shumë faqe, që mbesin të hapura.