Renditja e FIFA-s: Nuk ka ndryshim në top 3-she

Renditja e FIFA-s: Nuk ka ndryshim në top 3-she

Përderisa 184 ndeshjet e zhvilluara gjatë fillimit të muajit tetor lanë gjurmë në ranglistën e FIFA-s këtë muaj, top treshja e kësaj liste nuk është ndikuar nga këto ndeshje të zhvilluara.

Belgjika (e para, në të njëjtën pozitë) ende e kryeson këtë listë, ndërsa ndiqet nga pas sërish nga Franca, e dyta, dhe nga Brazili, i treti.

Megjithatë, rivalët e tyre në top dhjetëshe u janë afruar treshes së parë.

Uruguai është ngritur për një pozitë dhe tani radhitet i pesti, Kroacia gjithashtu është ngritur për një pozitë dhe tani radhitet e shtata e Argjentina e nënta.

Por, ngritjet më të rëndësishme i kanë shënuar Rusia (pesë pozitë më lart, në vendin e 37-të), Turqia (katër pozita më lart, e 32-ta) dhe Ukraina (tri pozita më lart, në vendin e 22-të).

Renditjen e plotë mund ta shikoni këtu.