Përkrahësit e Brexit-it kanë akuzuar Google-n për propagandë pro BE-së, pasi që u tha se gjiganti i kërkimit sugjeron një shumicë të faqeve të internetit pro mbetjes në BE për përdoruesit që kërkojnë lajme në lidhje me Brexit-in.
Analiza e faqës së parë të motorit të kërkimit shfaqë pesë mijë fjalë kyqe të Brexit-it, nga të cilat shfaqen kryesisht artikujt e prestigjiozeve The Guardian, BBC dhe Independent, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
BBC, e cila më parë ishte akuzuar për një anim anti-Brexit, është në krye të listës, duke marrë një 29.4 përqind të pjesës së tregut të kërkimeve të lajmeve të lidhura me Brexit.
E dyta radhitet The Guardian në mesin e faqeve të gazetave britanike, me një pjesë prej12.4 përqind. The Independent, e parë gjithashtu si një burim pro qëndrimit në unionin evropian, është i treti, me nëntë përqind.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, David Morris, duke thënë se Google nuk duhet të ketë qëndrime politike.
“Ata duhet të na e shfaqin botën ashtu siç është, jo ashtu siç dëshirojnë ata”, deklaroi Morris.
Në përputhje me këtë, është deklaruar edhe Leaver Tory, deputet po ashtu i Parlamentit, duke thënë se alegoritmat e kërkimit nuk përshtaten me pikëpamjet e popullit britanik.