Benny Gantz përpiqet të formojë koalicion qeverisës në Izrael

Lideri i partisë Bardhë-Kaltër të Izraelit Benny Gantz do të tentojë të formojë një koalicion qeverisës pas dështimit të kryeministri Benjamin Netanyahu.

Benny Gantz përpiqet të formojë koalicion qeverisës në Izrael

Presidenti izraelit Reuven Rivlin i ka ofruar zyrtarisht partisë centriste Bardhë-Kaltër mundësinë e krijimit të një koalicioni që për të qeverisur do t’i duhet një shumicë prej 61 vendesh në parlamentin izraelit.

Benny Gantz ka 28 ditë në dispozicion për të arritur një marrëveshje për të qeverisur. Nëse ai dështon, atëherë të gjitha partive parlamentare do t’u jepet një mundësi të formojnë qeverinë. Nëse edhe kjo nuk ndodh atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, çka do të shënonte herën e tretë brenda këtij viti, me shpresën për t’i dhënë fund ngërçit politik.

Në zgjedhjet e muajit shtatorit, partia Likud e Benjamin Netanjahut fitoi 32 vende të parlamentit prej 120 anëtarësh ndërsa ajo Bardhë-Kaltër Benny Gantz 33./Insajderi.com.