Trump e konfirmon vrasjen e liderit të ISIS-it

Trump e konfirmon vrasjen e liderit të ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë gjatë një operacioni të forcave amerikane në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, kreu i shtetit më të fuqishëm në botë tha se lideri i grupit famëkeq u vra në operacionin e organizuar nga forcat speciale amerikane.

Al-Baghdadi u bë i famshëm në vitin 2014, kur e kishte dhënë njoftimin për krijimin e të ashtuquajturit kalifat në territoret e Irakut dhe Sirisë.

Grupi i udhëhequr nga ai, i njohur si Shteti Islamik, kreu qindra sulme nga ajo kohë dhe shkaktoi mijëra viktima.

Shteti Islamik e kishte imponuar një pushtet brutal ndaj gati tetë milionë njerëzve në zonat që i kontrollonte dhe qëndronte prapa disa sulmeve në qytete të ndryshme të botës. Shtetet e Bashkuara e shpallën të mposhtur kalifatin disa muaj më parë.

Al-Baghdadi, emri i vërtetë i të cilit ishte Ibrahim Awwad Ibrahim al-Badri, ishte i njohur si njohës i mirë i dhe organizator i shkathët i taktikave luftarake në fushëbetejë. Ai është cilësuar si njeriu më i kërkuar në botë dhe për gjetjen e tij ishte premtuar një shpërblim prej 25 milionë dollarësh.

Ai është lindur në Samarra, afër Bagdadit, në vitin 1971. Baghdadi kishte shërbyer si klerik në një xhami në kohën kur Shtetet e Bashkuara e kishin pushtuar Irakun më 2003