‘Shpërthen’ trajneri i Gjilanit pas humbjes nga Trepça’89

‘Shpërthen’ trajneri i Gjilanit pas humbjes nga Trepça’89

Trepça’89 ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, Trepça’89 ka mposhtur Gjilanin me rezultat të pastër 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani ka thënë se shpreson që ‘ndeshje të tilla të mos përsëriten më’.

“Sot nuk ka shkuar asgjë mirë. Ndoshta kemi kaluar në eufori. Gjatë gjithë kohës duhet qëndruar me këmbë në tokë dhe këtë e kam thënë edhe më herët”, tha fillimisht Mezani për SSK, përcjell Zëri.info.

“Shpresoj që kjo ndeshje nuk do të përsëritet më. Duhet punuar shumë. Kampionati ka shumë pikë akoma”, vlerësoi Mezani.

“Bedri Grencën e nxora sepse ishte nervoz. E zëvendova që mos të merrte karton të kuq”, përfundoi Mezani.