Kjo nuk është aspak idiomë por një histori e vërtetë. MPC një kompani e cila shiste smartfonë dhe që sot nuk ekziston, kontrollohet nga dy banda kriminale e njohur si The Brothers.
Mbase keni dëgjuar për idiomën e dhelprës që ruan shtëpinë por a keni dëgjuar për një kompani e cila prodhon telefonë të enkriptuar por që kontrollohet nga baronë të drogës?
Kjo nuk është aspak idiomë por një histori e vërtetë. MPC një kompani e cila shiste smartfonë dhe që sot nuk ekziston, kontrollohet nga dy banda kriminale e njohur si The Brothers.
Grupi në fjalë në fillim bleu dhe përdori BlackBerry të enkriptuar përpara se të punësonte zhvillues për të ndërtuar një sistem operativ të përshtatur i cili teorikisht u ofronte atyre më shumë privatësi. Nuk dihet se çfarë modele telefonësh banda ka përdorur por MPC ka shitur Nexus 5 dhe 5X me sistem operativ përshtatur.
MPC madje reklamohej si një kompani e ligjshme e cila shqetësohet për privatësinë e përdoruesve duke përdorur imazhe të Eduard Snouden. /P