Festa studentore në Teksas shndërrohet në tragjedi

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në të shtënat me armë në një festë të studentëve në Teksas, ka kumtuar policia vendore.

Festa studentore në Teksas shndërrohet në tragjedi

Festa në të cilën ishin rreth 750 njerëz u organizua jashtë kampusit të universitetit “Teksas A&M”.

Sulmuesi ende është në liri dhe është në kërkim.

Të shtënat ndodhën diçka para mesnatës, dhe 15 minuta pasi policët arritën pas thirrjes për shkak të parkimit jolegal. Derisa ishin para ndërtesës u dëgjuan të shtënat, e pastaj në ndërtesë i gjetën viktimat./Insajderi.com.