Nuk paguajnë biletat, konduktori i detyron pasagjerët të kërcejnë nga treni – njëri prej tyre humb jetën

Nuk paguajnë biletat, konduktori i detyron pasagjerët të kërcejnë nga treni – njëri prej tyre humb jetën

Në Egjipt është arrestuar një konduktor i cili kishte detyruar dy shitës të varfër ambulant të kërcejnë nga treni që ishte në lëvizje – e gjitha ndodhi vetëm pse ata nuk kishin biletë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend.

Në anën tjetër personi i dytë që gjithashtu u detyrua të kërcej nga treni, ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Tanta në Delta Nil duke shkaktuar kështu zemërim tek qytetarët e vendit, pasi videoja e grindjes mes konduktorit dhe pasagjerëve u publikua në internet dhe u bë virale.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit egjiptian të Transportit.

Në anën tjetër zyrtarët e hekurudhave të Egjiptit, kanë bërë të ditur se konduktori u kishte kërkuar të rinjve që të paguajnë bileta, kërkesë kjo të cilën ata e kishin refuzuar kategorikisht, me ç’rast e kanë detyruar të hap dyert e vagonit dhe t’i detyrojë të kërcejnë.

Mediat lokale raportojnë se konduktori do të mbetet në paraburgim derisa të përfundojnë hetime.