Famous Famiglia në përvjetorin e hapjes dhuron pica falas për familjet skamnore

Famous Famiglia në përvjetorin e hapjes dhuron pica falas për familjet skamnore

Një vit më parë, kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës iu shtua një piceri me renome botërore. Piceria e famshme e New Yorkut, “Famous Famiglia”, për një vit radhazi ka ushqyer çdo person i cili ka frekuentuar lokalin e  tyre në qendër të Prishtinës.

Po e njëjta piceri, sot feston një vjetorin e hapjes së pikës në Prishtinë. Por, këtë përvjetor, familja e madhe e “Famous Famiglia”, ka vendosur që ta festoj ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Shefat e kuzhinës së “Famous Familglia” për 24 orë do të jenë në gatishmëri të përgatisin mbi 60 pica, ku disa prej tyre do të dhurohen për familjet skamnore, ndërsa disa të tjera do të shpërndahen për fëmijët me sindromin down.

Po ashtu, për ta shënuar këtë një vjetor, në sheshin e Prishtinës do të dhurohen dhjetë (10) picat për të gjithë kalimtarët e rastit.

Pesëmbëdhjetë (15) pica “Famous Familglia” do t’i dhuron për fëmijët e organizatës “Down Syndrome Kosova”, ndërsa pesëmbëdhjetë (15) të tjera do t’i dhuron për fëmijët e jetimores në Ulpianë “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”.

Për të mos u ndalur me kaq, “Famous Famiglia”, sot për gjatë gjithë ditës do të troket në dyert e skamnorëve duke dhuruar pica falas për të gjithë ata që e kanë të pamundur sigurimin e shujtës ditore.

Ndërsa për të gjithë qytetarët që sot duan të ushqehen në këtë piceri, “Famous Famiglia” ka menduar një meny me çmime shumë të volitshme dhe pije gratis nga lloje të ndryshme.

Ndryshe, Famous Familglia numëron mbi 200 pika në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.