Sony po vuan në botën e smartfonëve

Sony po vuan në botën e smartfonëve

Gjigandi Haponez i prodhimit Sony aktualisht po vuan në botën e smartfonëve. Pak muaj më parë kishte raportime se smartfonët e Sony nuk do të shiten më në tregun global. Sipas shitjeve të fundit të publikuara nga Sony, kompania po shet thuajse asgjë.

Për disa tre mujorë me radhë, Sony nuk arrin dot të shesë as 1 milionë njësi këtë vit ndërsa një vit më parë ishte objektiv i arritur. Në tre mujorin e parë të 2019-ës kompani shiti 900,000 telefonë dhe 600,000 në tre mujorin e dytë.

Shitjet e smartfonëve të Sony:

2017: 13.5 milionë

2018: 6.5 milionë

2019: 2.5 milionë

Biznesi i smartfonëve të Sony me shumë gjasa ka marrë fund dhe nuk ka shumë diskutime lidhur me të. Kompania pritet të ndalojë shitjet e telefonëve e madje edhe të disa shërbimeve për smartfonëve ndërsa ka planifikuar të ruajë resurset për biznese të tjera.