Kosova po zhvillon stërvitjen e parë – ky futbollist po stërvit ndaras nga grupi

Kosova po zhvillon stërvitjen e parë – ky futbollist po stërvit ndaras nga grupi

Kombëtarja e Kosovës po zhvillon stërvitjen e parë në prag të ndeshjeve të nëntorit, kundër Çekisë e Anglisë.

“Dardanët” të enjten, më 14 nëntor do të kenë punë me Çekinë në udhëtim, derisa tri ditë më pas e presin Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, raporton Insporti

Sot me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për stërvitjen e parë për këto dy ndeshje.

Në këtë seancë stërvitore sulmuesi Vedat Muriqi po stërvitet ndaras nga grupi, pas shqetësimit nga lëndimi i lehtë që pati në ndeshjen e fundit të Fenerbahces me Kasimpasan.

Muriqi në këtë takim ku kishte shënuar dy gola, pësoi lëndim në nyjen e këmbës së djathtë.

Ndërkaq, në stërvitje nuk janë të pranishëm disa prej yjeve si Milot Rashica, Edon Zhegrova, Herolind Shala, Leart Paqarada e Benjamin Kololli, derisa grupit pritet t’i bashkohen nesër.

Kosova edhe nesër do të ketë stërvitje me fillim nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”, derisa të mërkurën në mëngjes niset drejt Çekisë.

“Dardanët” fillimisht do të aterojnë në Pragë, e më pas do të nisen drejt Plzenit, aty ku do të zhvillohet takimi të enjten me fillim nga ora 20:45, në ‘Doosan Arena’.

Pas seancës së sotme stërvitore, nga ora 19:30 do të dalin në konferencë për shtyp dy futbollistë të kombëtares. Kujtojmë se sot gjatë ditës mbajti konferencë selektori i kombëtares, Bernard Challandes. /Insporti.com/