“Madhështore nga kosovarët, mezi pres të vij në vikend” – anglezët të mahnitur nga mikpritja

“Madhështore nga kosovarët, mezi pres të vij në vikend” – anglezët të mahnitur nga mikpritja

Tifozët anglezë, duket se mezi po e presin përballjen me Kosovën.

Kosovë – Angli, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor, tashmë ka filluar të përcillet nga një atmosferë tejet miqësore, shkruan Insporti

Mikpritja e kosovarëve për anglezët duket se do të jetë vëllazërore, siç edhe dëshmohet nga banerët e ngritur ditëve të fundit në Prishtinë.

Këtë fundjavë filluan të që qarkullojnë fotot e banerëve ku i urohej mirëseardhje Sterlingut, derisa ditën e hënë, edhe foto ku shihej mbështetja për “vëllezërit” anglezë, në qendër të Prishtinës.

Një faqe e tifozëve anglezë në ‘Twitter’, e ka cilësuar si madhështore këtë gjest të kosovarëve.

“Madhështore nga kosovarët. Mezi pres të shkoj atje në fundjavë”, thuhet në postimin e faqes ‘England Fans’ në ‘Twitter’.

Ndërkaq, një tjetër tifoz është shprehur i zhgënjyer me faktin se nuk do të mund t’i shikojë nga afër “Tre Luanët”, në ‘Fadil Vokrri’.

Ai ka thënë se Kosova po bëhet një prej vendeve të preferuara të tij.

“I zhgënjyer që nuk do të jem atje, sepse Kosova shpejt po bëhet një nga shtetet e mia të preferuara”, ka shkruar James Robbins. /Insporti.com/