Raheem Sterling është përjashtuar nga Kombëtarja angleze para ndeshjes së nëntorit ndaj Malit të Zi.
Kombëtarja e Anglisë do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese të Evropianit në muajin nëntor, transmeton Insporti
“Tre Luanët” të enjten, më 14 nëntor do të presin Malin e Zi, para se të zbarkojnë në Kosovë për takimin që do të luhet në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor, ditën e diel.