Rekord për Guinness –Çifti më i vjetër bashkëshortor së bashku i ka 211 vjet

Së bashku i kanë gjithsej më shumë se dy shekuj – John Henderson ka 106, ndërsa bashkëshortja e tij Charlotte 105 vjet. Ky qift bashkëshortor nga Teksasi, sipas Librit Rekordeve të Guinnessit, është më i vjetri në botë, shkruan CNN.

Rekord për Guinness –Çifti më i vjetër bashkëshortor së bashku i ka 211 vjet

John dhe Charlotte nga Ostini në dhjetor do të festojnë 80 vjetorin e jetës së përbashkët e që është jetëgjatësia mesatare në Amerikë.

Çifti është kurorëzuar në vitin 1939, ndërsa janë njoftuar në vitin 1934 derisa ishin studentë në Universitetin e Teksasit.

Charllote ka studiuar për mësuese, ndërsa John ishte pjesë e ekipit të futbollit.

Për CNN kanë deklaruar se si kohët kanë qenë shumë të vështira dhe se për dhomën e hotelit të cilën e kanë marrë për muajin e mjaltit kanë shpenzuar vetëm 7 dollarë.

Nuk duhet harruar as këtë se John është futbollisti më i vjetër i gjallë i Universitetit të Teksasit.

Ky çift është dëshmi e gjallë se dashuria mund t’i mbijetojë sfidat e jetës. Siç thonë, dashuria e tyre vetëm se është forcuar gjatë viteve.

Para dhjetë vjetëve janë shpërngulur në fshatin Longhorn në komunitetin lokal të pensionistëve të cilët i lidh universiteti në të cilin ata kanë studiuar. Janë të lumtur si edhe deri tani.

John ende ushtron për çdo ditë, ndërsa në pyetje të gazetarit të CNN se cili është sekreti i jetës së gjatë dhe martesës së lumtur, ishte përgjigjur: “Jetoni qetë dhe bëhuni i sjellshëm ndaj bashkëshortes”./Insajderi.com.