Sqarohet Lloga rreth situatës së tij te Dukagjini

Sqarohet Lloga rreth situatës së tij te Dukagjini

Sulmuesi i Dukagjinit, Altin Lloga është sqaruar rreth situatës së tij në klubin e Dukagjinit, shkruan Insporti.

Lloga ka thënë se vazhdon të jetë pjesë e klubit derisa kontrata e tij skadon në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Ai për Insportin ka mohuar zërat se ai është larguar nga klubi i Dukagjinit.

“Unë jam ende pjesë e klubit, kam kontratë deri në qershor, ndoshta do të bisedojmë në janar me klubin për të ardhmen, duhet të shikojmë ambicet e klubit. Unë jam profesionist nuk largohem në atë mënyrë, nuk asgjë të vërtetë rreth spekulimeve”, ka thënë Lloga për Insportin.

Dukagjini po ashtu ka lëshuar një reagim duke i mohuar zërat se janë larguar futbollistët në fjalë, Orgest Gava, Husein Demiri dhe Altin Lloga.

“Hithat” renditen në pozitën e fundit me nëntë pikë në IPKO Superligë. /Insporti.com/