Instagram po i heq pëlqimet, ja si do të duken postimet

Instagram po i heq pëlqimet, ja si do të duken postimet

Drejtori i Përgjithshëm i Instagram-it Adam Mosseri, njoftoi të premten në Wired25 se platforma do të fillojë të fshehë numrin e pëlqimeve në postime këtë javë. Në fillim, pëlqimet do të fshihen vetëm për përdorues të caktuar.

“Ne do të marrim vendime që dëmtojnë biznesin tonë nëse ato ndihmojnë mirëqenien dhe shëndetin e njerëzve”, tha Mosseri.

Instagram që nga korriku ka filluar të testojë fshehjen e pëlqimeve në Australi, Brazil, Kanada, Irlandë, Itali, Japoni dhe në Zelandë të Re.

Por, pëlqimet nuk do të zhduken plotësisht. Ju akoma do të keni mundësi t’i shikoni ato në fotot dhe videot tuaja – por jo në postimet e të tjerëve.

Në prill, Adam Mosseri i tha BuzzFeed News se heqja e pëlqimeve ka për qëllim “krijimin e një mjedisi më pak të diskriminuar, ku njerëzit ndihen të qetë duke shprehur veten”.

Ja si duket Instagram pa pëlqime në Australi, ku ky përditësim matjeje tashmë është duke funskionuar:

nstagram nuk është i vetmi rrjet social që po eksperimenton me heqjen e pëlqimeve.

Në shtator, Facebook, i cili zotëron Instagram-in, eksperimentoi me heqjen e pëlqimeve në postime dhe CEO i Twitter Jack Dorsey, gjithashtu ka bërë të ditur për më se një vit se dëshiron të heqë pëlqimet nga tweet-et.